LAJMI I FUNDIT:

Juventusi konsideron shqiptarin Igli Tare si drejtor të ri sportiv

Juventusi konsideron shqiptarin Igli Tare si drejtor të ri sportiv

Transferimet nuk kanë të bëjnë vetëm me lojtarët, por edhe me drejtorët dhe, sipas raporteve në Itali, Juventusi po monitoron shqiptarin e Lazios, Igli Tare.

Ish-sulmuesi shqiptar e sheh që kontrata e tij me Biancocelestit skadon në qershor të vitit 2023 dhe sipas Calciomercato.com, presidenti i Zonjës së Vjetër, Andrea Agnelli është një admirues i madh i tij.


Tare u emërua nga Lazio në vitin 2009 dhe ka ndërtuar një skuadër shumë konkurruese duke kompletuar nënshkrime të mëdha si ato të Luis Alberto, Ciro Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic.

Juventusi u nda nga Fabio Paratici në verë, duke e zëvendësuar atë me Federico Cherubini, por ky i fundit nuk po bind në postin e drejtorit sportiv.

Cherubini ishte asistent i Paraticit dhe Beppe Marottas dhe ka qenë në Juventus për shumë vite. Ai u promovua së bashku me ndihmësit e tij Giovanni Manna dhe Matteo Tognozzi gjatë verës.

Sidoqoftë, Agnelli admiron njohuritë e shqiptarit Tare për futbollin ndërkombëtar dhe aftësinë e tij për të ‘gjeneruar vlerë’ duke nënshkruar lojtarë të rinj me një çmim të ulët, duke i lënë ata të zhvillohen në klub dhe shitur për shifra të larta.

Juventusi nuk do të bëjë një lëvizje para përfundimit të kontratës së Tares në më pak se dy vjet, por drejtori sportiv shqiptar i Lazios është në planet e Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/