Juventusi e bën prioritet yllin e PSG-së

Gonçalo Ramos mund të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë verës, mes interesimit të disa klubeve europiane, me Juventusin që thuhet se është ndër më këmbëngulësit, raporton Corriere dello Sport.
Sulmuesi portugez ka pasur vështirësi të sigurojë minuta të rregullta nën drejtimin e Luis Enrique dhe nuk ka arritur të imponohet si “numri 9” i parë i PSG-së, pavarësisht paraqitjeve solide sa herë që është aktivizuar.
Për këtë arsye, Ramos thuhet se nuk do të ishte kundër një largimi nga kryeqyteti francez, ndërsa disa skuadra po e monitorojnë nga afër situatën e tij.

Sipas raportimit, Juventusi po e ndjek me vëmendje zhvillimin, megjithatë klubi italian ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare për 24-vjeçarin.
Ramos ndër të tjera gjithashtu është i hapur për një kalim në Itali, e tëra shkaku i minutazhës së ulët nën Enrique, mirëpo si shenjë falënderimi ndaj klubit nuk do t’i bënte presion për ta shitur.
Sidoqoftë, lojtari aktualisht është i fokusuar për ta ndihmuar PSG-në për ta fituar Ligue 1, si dhe ta mbrojë titullin e kampionit të Evropës, ku në gjysmëfinale kanë punë me Bayern Munichun./Telegrafi/




















































