LAJMI I FUNDIT:

Juventus synon afrimin e Gundogan si transferim të lirë

Juventus synon afrimin e Gundogan si transferim të lirë

Ilkay Gundogan pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.

Mesfushori gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Citizens dhe ende nuk ka pranuar rinovimin.

City i ka ofruar kontratë të re Gundoganit, por mesfushori derj më tani ka refuzuar të vazhdoj bashkëpunimin pasi po i vlerëson edhe opsionet e tjera.


Juventus është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për gjermanin dhe dëshiron ta marrë si transferim të lirë në verën e vitit 2023.

Calciomercato ka raportuar se Zonja e Vjetër tanimë ka kontaktuar agjentët e futbollistit për të pyetur rreth Gundogan.

31-vjeçari është pjesë e Cityt nga edicioni 2016/17 dhe po dëshiron një eksperiencë të re në karrierën e tij.

Por jo vetëm Juventusi, pasi për mesfushorin interesim kanë shprehur edhe skuadra tjera të mëdha që ta transferojnë si lojtar të lirë.

Barcelona, Atletico Madrid, Inter dhe Borussia Dortmund gjithashtu kanë shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit gjerman.

Gundogan është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Pep Guardiolas, teksa këtë sezon në 14 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori