Pas një dominimi total Juventusi arriti të shënojë me anë të Simone Zazas (50’), i cili u asistua bukur nga anësori kolumbian, Juan Cuadrado. Por, ishte Leonardo Blanchardi, i cili shënoi në minutën e fundit të ndeshjes, duke barazuar çdo gjë në Juventus Stadium.

Kurse, për dallim nga Zonja e Vjetër, Roma humbi kundër Sampdorias, e cila historikisht njihet si një kundërshtar i vështirë për klubet e mëdha.

Ishte sulmuesi italian, Eder (50’), i cili hapi sfidën me një super gol nga gjuajta e lirë edhe pse Giallorossët dominuan deri në ato momente.


Roma arriti të barazojë rezultatin me anë të Mohamed Salah (69’), por çdo gjë morri fund për romakët kur mbrojtësi grek, Kostas Manolas (85’) shënoi në portën e tij.

Pas xhiros së pestë Juventusi është në pozitën e 13 me pesë pikë, kurse Roma në të nëntën me tetë pikë. /Telegrafi/

 
 
 
 
 
telegrafi sport app