LAJMI I FUNDIT:

Juve nuk e huazon Demiralin te Milani

Juve nuk e huazon Demiralin te Milani

Sky Sport Italia konfirmon se Milani ishte i interesuar për huazimin e Merih Demiralit, por Juventus nuk e ka ndërmend ta lë mbrojtësin të largohet.

Fabrizio Romano i Skyt, i cili shpjegon se kuqezinjtë shpresonin të përfitonin nga lëvizja e Matthijs de Ligt në Juventus.


Sidoqoftë, Romano e bëri të qartë se bardhezinjtë nuk e kishin “ndërmend ta lejonin turkun që të shkojë te klubi i qytetit të modës”.

Ndërkohë, Gazzetta dello Sport shkruan se futbollisti nuk do të largohet nga Zonja e Vjetër pasi që drejtor sportiv, Fabio Paratici ka shumë besim te lojtari.

Futbollisti 21-vjeçar u bashkua së fundmi me kampionin italian për 18 milionë euro pas një huazimi të suksesshëm te Sassuolo.

Ndryshe, Juventusi është duke u munduar që të freskojë radhët e veta pas dështimit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/