Djajtë e Kuq janë në treg për një mesfushor këtë verë, ndërsa Louis van Gaal është një admirues i kilianit.

Megjithatë, shuma që kërkojnë Bianconerët është tepër e lartë për zëvendësshefin Ed Woodward, i cili tashmë ka shpenzuar 70 milionë euro për transferimet e Luke Shaw dhe Ander Herrera.


Gjasat janë të mëdha që United të heqë dorë nga Vidal dhe të kthejë interesin kah mesfushori defensiv i Sporting Lisbonës, William Carvalho, megjithatë edhe ai mund të kushtojë rreth 46 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app