Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë një nga çiftet më të pëlqyera ndërkombëtare, derisa arrijnë të rrëmbejnë vëmendje gjithnjë.

Çifti, të cilët filluan romancën e tyre vitin e kaluar, nuk mungojnë me dedikime emocionale në rrjetet sociale.


Përveç Hailey, një të tillë së fundmi e ka bërë edhe ylli i muzikës pop, i cili ka publikuar një fotografi pranë saj nga Disneyland.

"Dashuria më takon me ty, një ditë do jem baba duke u takuar me vajzat, nuk po e them së shpejti pasi nuk jam në nxitim. Vetëm dua të kënaqem me juve për një kohë", ka shkruar mes të tjerash Justin.

Gjatë ditës së djeshme, ata festuan përvjetorin e parë të fejesës dhe gjatë kësaj periudhe dyshja kishin edhe kriza në romancën e tyre.

Theksojmë se këta të fundit janë martuar në fshehtësi në shtator të vitit të kaluar, teksa po planifikojnë edhe për një martesë të dytë. /Telegrafi/