LAJMI I FUNDIT:

Ju mashtrojnë sytë apo po lëvizin rrathët? Shikojeni mirë ilustrimin, çfarë mendoni?

Ju mashtrojnë sytë apo po lëvizin rrathët? Shikojeni mirë ilustrimin, çfarë mendoni?

Në një sfond të gjelbër janë rreshta rrathësh blu të kufizuar nga gjysmërrathë të bardhë dhe të zinj që formojnë një tërësi të lidhur

Në pamje të parë, duket se pjesa e mesme e rrathëve po lëviz, pothuajse, valëvitet… Por a është vërtet kjo?


Zgjidhja e enigmës u ofrua nga një përdorues i Reddit, i cili shpjegoi se si funksionojnë këto lloj iluzionesh, transmeton Telegrafi.

“Kur shikoni këtë iluzion optik, mund të shihni një valëzim në imazh. Kjo është për shkak të modelit të lidhur të rrathëve”, shpjegoi ai.

Kjo do të thotë se pjesa e mesme, ajo që të gjithë mendojnë se lëviz, ka rrathë në anën e sipërme ku preket praktikisht buza e zezë dhe në anën e poshtme e njëjta gjë bëhet me një kufi të bardhë. Kështu u krijua iluzioni se pjesa qendrore ndahet dhe lëviz.

Iluzionet optike shpesh përdorin forma, hapësirë, pozicion, kontraste ngjyrash dhe linja për t’i mashtruar njerëzit që të mendojnë se imazhet po ndryshojnë kur nuk janë. /Telegrafi/