LAJMI I FUNDIT:

Ju është caktuar biseda për një punë dhe keni frikë? Me këto gjashtë këshilla kryesore, pozita ju buzëqesh

Ju është caktuar biseda për një punë dhe keni frikë? Me këto gjashtë këshilla kryesore, pozita ju buzëqesh

Edhe pse është krejtësisht normale të kesh ankth pozitiv nga një punëdhënës, mos lejo të të bllokojë

Mos u shqetësoni, pas një CV-je të përgatitur mirë, pas një letre motivimi dhe pas një marrëveshjeje, ju takon të lini një përshtypje të mirë te punëdhënësi, këto këshilla janë vendimtare, transmeton Telegrafi.

1. Jini të përpiktë – nëse intervista juaj është caktuar për orën 10 të mëngjesit, paraqituni në vendin tuaj të ardhshëm të punës të paktën 10 minuta më herët, në mënyrë që të mos krijoni stres shtesë, duke kërkuar rrugën, katin, zyrën. Koha shtesë do t’ju ndihmojë të përqendroheni dhe shefi do të shohë që ju jeni i përgjegjshëm.

2. Le të jetë veshja juaj minimaliste, por e denjë për pozitën që synoni – megjithëse kostumi nuk do të lërë përshtypje se çfarë punëtori ose kreatori jeni, mund të vërë në pah që ju kujdeseni për veten, respektoni institucionin, bashkëbiseduesin, si dhe angazhimin në biznesin që ju ofrohet…

3. Mos u mburrni shumë, por bazohuni në përvoja të sakta – edhe pse është e dëshirueshme që punëdhënësit t’ia nxirrni në pah të gjitha cilësitë tuaja, mos jini jorealistë, t’ia përmendni aftësitë me të cilat nuk merreni vërtet në realitet, sepse mund të jetë një shpatë me dy tehe.

4. Mos lejoni që frika t’ju bllokojë, por flisni për pritjet tuaja nëse nuk keni besim të mjaftueshëm për pyetje shtesë, theksoni të paktën atë që prisni nga pozita që e synoni, për të kuptuar fillimisht nëse keni të njëjtat ide si ekip.

5. Bashkëngjitni një letër motivuese që e keni shkruar me zell – nëse pozita që synoni kërkon këtë formë prezantimi, gjithmonë përpiquni të jeni në nivelin e detyrës, sepse mund t’ju veçojë nga masa e konkurrentëve, dhe kështu do të tregoni se jeni kreativ, i shkathët dhe i gatshëm për t’u angazhuar.

6. Jini të drejtpërdrejtë dhe të sjellshëm – mos u ulni të ngurtësuar dhe të përkulur gjatë intervistë së punës, pasi kjo do të lërë përshtypjen e një personi pa qëndrim.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori