LAJMI I FUNDIT:

Joveski: Dorëheqja e Janevës është akt personal, nuk e komentoj

Joveski: Dorëheqja e Janevës është akt personal, nuk e komentoj

“Dorëheqja e Katica Janevës është një akt personal dhe unë nuk do të komentoj”.

Këtë e deklaroi prokurori publik i Republikës Ljubomir Joveski, në pyetjen e gazetarëve duke komentuar dorëheqjen e prokurorit të posaçëm publik Katica Janeva.


Janeva dha dorëheqjen sot, të cilën ajo thotë se do të bëhet aktive kur partitë politike të zbatojnë ligjin e ri dhe do të zgjedhin pasardhësin e saj.

Ajo tha se nuk do të lejojë që emri i saj të përdoret si alibi për fatin e PSP-së dhe eurointegrimet e vendit.

“Ishte nder t’i shërbej shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ju kam premtuar se funksionin e prokurores speciale do ta kryej në interes të sundimit të së drejtës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Sot shfrytëzoj mundësinë të informoj opinionin se nuk do të lejoj që emri im të përdoret si alibi, me të cilin do të mbahen peng fati i PSP-së dhe eurointegrimet e vendit tim. E dorëzoj dorëheqjen time e cila do të jetë aktive, atëherë kur partitë politike do të merren vesh për zgjidhen e re ligjore dhe do ta zgjedhin pasuesin tim”, thotë Janeva./Telegrafi/