LAJMI I FUNDIT:

Jovanoviq: Beogradi dëshiron ta marrë Veriun, në këmbim të njohjes së Kosovës

Jovanoviq: Beogradi dëshiron ta marrë Veriun, në këmbim të njohjes së Kosovës

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq ka thënë se Beogradi edhe pse jo zyrtarisht, dëshiron ta marrë Veriun në këmbim të njohjes për Kosovën.

Ai këto komente i bëri në tryezën me temë “Cila është e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”. Sipas Jovanoviq, kohëve të fundit ka ndryshuar retorika sa i përket dialogut ndërmjet dy vendeve.


“E përkrahi edhe dialogun. Shoh se është ndryshuar retorika. Gjendja në të cilën gjendet shoqëria e cila nuk është e aftë të kuptojë realitetin. Është ndryshuar retorika, nuk është problem për kryetarin të thotë që është takuar me Thaçin, nuk besoj në marrëdhënien e bazuar në persona. Ky është kërcenim për Kosovën”, u shpreh Jovanoviq.

Ai akuzoi Beogradin për ndalimin e karateistëve kosovarë që të hyjnë në Serbi.

Jovanoviq më tej theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë bisedimet dhe të ballafaqohen me problemet.

“Është kënaqësi që jam këtu me ju në Prishtinë. Kam pasur rastin të bisedoj me politikanët dhe të rinjtë që kanë ardhur në Beograd por jo këtu në Prishtinë. Unë nuk jam i lumtur që nuk ka hapësirë për bisedime pasi kemi humbur të gjitha hapësirat për manovra. Shpesh unë kam thënë se në Serbi se duhet biseduar me Kosovën dhe të ballafaqohemi me problemet. E pashë intervistën e Vuçiqit, e kam përkrahur marrëveshjen e Brukselit dhe dialogut, është e qartë që kemi mendime të ndryshme”, ka thënë Jovanoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori