LAJMI I FUNDIT:

Jose Enrique e lë futbollin në moshën 31 vjeçare: Po tërhiqem pasi nuk dua të mbetem invalid

Jose Enrique e lë futbollin në moshën 31 vjeçare: Po tërhiqem pasi nuk dua të mbetem invalid

Ish mbrojtësi i Liverpoolit dhe Newcastle, Jose Enrique, është pensionuar nga futbolli në moshën 31 vjeçare.

Spanjolli ka zhvilluar 127 ndeshje me Newcastle, para se të kalonte te Liverpool në gusht të vitit 2011 për 6 milionë euro. Ai pensionimin e ka lajmëruar fillimisht në Instagram.


“Do të doja të luaja më shumë futboll, por trupi nuk po ma lejon’. Diçka nuk po shkon mirë me stërvitje. Kam marr shumë medikamente”.

“Pas çdo ndeshje gjuri im ishte i ënjtur dhe merrte madhësinë e topit dhe tri ditë duhej pushim. Nganjëherë duhej pushim dy muaj dhe mbaroja dy vjet jashtë fushe”.

“U konsultova në pesë doktor në Angli, por asnjëri nuk e zgjidhi problemin. Kjo më vrau, pasi më thoshin shpesh që ky është nj problem psikik”, ka thënë Enrique.

“Nuk mundem të luajë më pa injeksione apo ilaçe anti-dhimbje, prandaj po tërhiqem nga futbolli. Nuk dua të mbetem invalid”.

Enrique ka zhvilluar 99 ndeshje me Liverpool para se të lirohej në maj të vitit 2016 nga klubi.

Ai nënshkroi me Real Zaragozan ku shënoi një gol në 27 paraqitje. /Telegrafi/