Jonida Maliqi sot publikon videoklipin e ri (Video)

Këngëtarja nga Shqipëria, Jonida Maliqi ka realizuar projektin e saj më të ri.
“Jam bërë si ti” titullohet kënga më e re e këngëtares, e cila do të vijë e realizuar me videoklip nga produksioni “Kinostudio Dardan”, transmeton Telegrafi.
Realizimi i këtij projekti që do ta sjellë këngëtaren në disa skena të nxehta me balerinin shqiptar, Ledian Agalliaj, ka përfunduar dhe sipas këngëtares do të publikohet ditën e sotme në ora 17:00.
Ky videoklip vjen pas një kohe të gjatë që këngëtarja nuk ka realizuar një të tillë, i fundit ishte ai në bashkëpunim me Dj Blunt dhe Real1 në këngën “Sonte”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/07/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































