LAJMI I FUNDIT:

Jolie viziton qytetin e rrënuar të Mosulit dhe refugjatët sirianë në Irak

Jolie viziton qytetin e rrënuar të Mosulit dhe refugjatët sirianë në Irak
Angelina Jolie në Mosul (Foto: Getty Images)

E dërguara speciale e OKB-së për refugjatët, Angelina Jolie, gjatë të dielës e ka vizituar kampin e refugjatëve sirianë në veri të Irakut, për t’i mbështetur të ikurit nga lufta disavjeçare në Siri.

Ylli hollivudian e ka vizituar kampion Domiz, në të cilin qëndrojnë 33.000 refugjatë, të larguar nga lufta që po zgjat qe shtatë vite.


43-vjeçarja ka arritur atje në orët e hershme të mëngjesit dhe është takuar me familjet që ndodheshin në kamp.

Angelina Jolie në Mosul (Foto: Getty Images)

Një ditë më parë, Jolie e kishte vizituar Mosulin, qytetin verior të Irakut, të cilin forcat qeveritare e kanë kthyer nën kontroll në vitin e kaluar duke triumfuar ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

Të gjitha lajmet për Angelina Jolie
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Angelina Jolie

Gjatë kohës sa ishte nën ISIS-in, nga qyteti kishin ikur rreth 900.000 njerëz. Në Mosul, Angelina është takuar me banorët lokalë, si edhe i ka vizituar vendet e bombarduara.

Tashmë në disa pjesë të qytetit është kthyer jeta normale, ndërsa refugjatët kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Takimi i Joliet me familjet në Mosul (Foto: Getty Images)

Qyteti i vjetër i Mosulit është shkatërruar, mirëpo tash është duke u rindërtuar ngadalë.

“Këto janë shkatërrimet më të mëdha që i kamë parë gjatë të gjitha viteve të mia në UNHCR. Njerëzit këtu kanë humbur gjithçka”, ka thënë Jolie, transmeton Reuters.

Aktorja punon për UNHCR që nga viti 2001, ndërsa kjo është vizita e saj e pestë në Irak. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori