Jolie dhe Pitt, bashkë në një film të ri (Foto)

5:"Web 1

“By the sea” titullohet filmi i ri i cili ka protagonistë kryesorë çiftin e njohur hollywoodian, Angelina Jolie dhe Brad Pitt.
Ky film është shkruar nga vetë Angelina, lloji i tij është dramë dhe pritet të prezantohet në publik me 13 nëntor të 2015.
10 vjet më parë Angelina dhe Pitt kanë interpretuar përkrah njëri – tjetrin në ekran, si Mr. & Mrs. Smith dhe ky do të jetë filmi i dytë ku ata do të shfaqen së bashku.
Jolie ka zbuluar shumë pak rreth këtij filmi, por në minutat e prezantuara vihet re një marrëdhënie e trazuar në mes personazheve, ku mund të themi me siguri se filmi nuk është një përrallë e begatshme martesore. Jolie shfaqet e përlotur në fragmente të ndryshme ndërsa Pitt si një mashkull “moskokëçarës”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/08/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































