LAJMI I FUNDIT:

Jolevski – Gurr: Të thellohet bashkëpunimi Maqedoni – Mbretëri e bashkuar

Jolevski – Gurr: Të thellohet bashkëpunimi Maqedoni – Mbretëri e bashkuar

Bashkëpunimi në mbrojtje në mes të Maqedonisë dhe Mbretërisë së bashkuar vazhdon edhe më tutje. Për këtë qëllim, sot u realizua një takim në mes të ministrit të mbrojtjes Zoran Jolevski dhe drejtorit të politikës ndërkombëtare për mbrojtje në ministrinë e mbrojtjes së Mbretërisë së bashkuar, Nick Gurr, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton ministria e mbrojtjes, bashkëbiseduesit kanë folur për gjendjen me sfidat globale të sigurisë. Jolevski theksoi se Maqedonia është hallkë e fortë në zinxhirin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjërë, që dëshmohet përmes misioneve të paqes nëpër botë.


Nga ana tjetër, drejtori Gurr i përshëndeti tentimet e Maqedonisë për hyrje në NATO, për modernizimin e ARM-së, duke theksuar mbështetjen e aspiratës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Që të dy u dakorduan se bashkëpunimi është në nivel të lartë dhe se duhet të thellohet edhe më tutje, duke përmendur edhe rëndësinë e nënshkrimit të Komunikatës së Londrës për misionet paqësore të OKB-së./Telegrafi/