LAJMI I FUNDIT:

Johnson thotë se me agresionin në Ukrainë, Putin e bashkoi edhe më shumë Evropën

Johnson thotë se me agresionin në Ukrainë, Putin e bashkoi edhe më shumë Evropën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka folur në një konferencë shtypi në Downing Street me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ai tha se të dy vendet ndajnë të njëjtin ndjenjë “tmerri dhe neverie” për “brutalitetin që po kryet” në Ukrainë, duke përfshirë bombardimin “të pandërgjegjshëm” të refugjatëve që po largoheshin nga shtëpitë e tyre këtë mëngjes.

Duke folur për sulmin në stacionin e trenit në Ukrainën lindore sot, kryeministri tha se po tregonte “thellësitë në të cilat ishte zhytur ushtria dikur e lavdëruar e Putinit”.

“Është një krim lufte të sulmosh pa dallim civilët dhe krimet në Ukrainë nuk do të kalojnë pa u vënë re apo pa u ndëshkuar”, tha ai, raporton skynews.

Johnson përsëriti qëndrimin se “Putini duhet të dështojë” përpara se të vazhdonte të njoftonte se Mbretëria e Bashkuar kishte vendosur ngrirje të reja asetesh dhe ndalime udhëtimi në Rusi.

Ai përshëndeti gjithashtu vendosmërinë e kancelarit gjerman për t’i dhënë fund varësisë nga energjia ruse, duke shtuar se “Kjo nuk është e lehtë për asnjë prej nesh dhe unë përshëndes vendimet sizmike të marra nga qeveria e Olafit për të larguar Gjermaninë nga hidrokarburet ruse”.

Von der Leyen dhe Borrell vizitojnë Buchan, shohin me sytë e tyre krimet ruse në Ukrainë
Lexo po ashtu Von der Leyen dhe Borrell vizitojnë Buchan, shohin me sytë e tyre krimet ruse në Ukrainë

Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania ishin bashkuar me dhjetëra aleatë për të furnizuar Ukrainën me armë mbrojtëse, duke përfshirë helmeta dhe parzmore.

“Evropa që e njihnim vetëm gjashtë javë më parë më nuk ekziston. Pushtimi i Putinit godet vetë themelet e sigurisë së kontinentit tonë, por ambicia për të na ndarë ka dështuar dukshëm”, shtoi Johnson.

Kancelari gjerman, Scholz: Vrasja e civilëve është një krim lufte, Putin është përgjegjës
Lexo po ashtu Kancelari gjerman, Scholz: Vrasja e civilëve është një krim lufte, Putin është përgjegjës

“Përkundrazi, ai ka arritur të bashkojë Evropën dhe të gjithë aleancën transatlantike në mbështetje të Ukrainës dhe në solidaritet të fortë me njëri-tjetrin”, pohoi britaniku.

Ndryshe, Scholz ka deklaruse vrasja e civilëve është një krim lufte dhe presidenti rus mban përgjegjësi për këto krime lufte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Obama vlerëson 'planin e qartë, realist dhe të drejtë' për paqen 'të paraqitur' nga Biden

Obama vlerëson 'planin e qartë, realist dhe të drejtë' për paqen 'të paraqitur' nga Biden

Botë
Ne nuk kemi plan B nëse Ukraina bie, thotë Estonia

Ne nuk kemi plan B nëse Ukraina bie, thotë Estonia

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Kalo në kategori