LAJMI I FUNDIT:

Johnson në emër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënoi sulmin në Londër

Johnson në emër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënoi sulmin në Londër

Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, në emër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sot dënoi ashpër sulmin terrorist në Londër, ku janë vrarë dhe plagosur njerëz të pafajshëm.

Johnson, i cili kryesoi seancën e Këshillit të Sigurimit, u kërkoi të pranishmëve për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat, transmeton KosovaPress.


Sulmi terrorist është kryer dje në Londër, ku kanë humbur jetën 5 persona, në mesin e të cilëve është edhe sulmuesi, ndërsa janë plagosur 20 persona tjerë.