LAJMI I FUNDIT:

Joao Felix infektohet me COVID-19, Atletico Madridi në probleme serioze

Joao Felix infektohet me COVID-19, Atletico Madridi në probleme serioze

Atletico Madridit ka marrë një goditje e fortë, pasi Joao Felix ka dalë pozitiv me COVID-19.

Rezultati pozitiv i sulmuesit portugez pason atë të Mario Hermoso dhe Yannick Carrasco, të cilët të dy testuan pozitivisht të premten e kaluar, dhe ai tani do të izolohet në shtëpi në përputhje me rekomandimet e autoriteteve lokale dhe protokollin e LaLigës.


Joao Felix ishte kthyer në formacionin startues të Atleticos në dy ndeshjet e fundit, por ai tani do të duhet të shikojë përballjet e ekipit të tij kundër Celta Vigos në shtëpi.

Para takimit me Celtan, Diego Simeone e gjen veten pa treshen e lartpërmendur Hermoso, Carrasco dhe Joao Felix për shkak të COVID-19, ndërsa Kieran Trippier është i padisponueshëm për shkak të ndalimit të tij për shkeljen e rregullave të basteve.

Atletico ka qenë një nga klubet më të prekura nga coronavirusi këtë sezon, dhe madje edhe vetë Simeone ishte infektuar në fillim të edicionit.

Tani janë Joao Felix, Hermoso dhe Carrasco që e janë me coronavirus, por më parë ishin Luis Suarez, Lucas Torreira, Diego Costa, Ivo Grbic, Sime Vrsaljko dhe Angel Correa. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori