LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Shqipëri-Zvicër është duel vëllezërish, shumë lojtarë në Evropian s’luajnë për vendet ku kanë lindur

Jo vetëm Shqipëri-Zvicër është duel vëllezërish, shumë lojtarë në Evropian s’luajnë për vendet ku kanë lindur

Zhvendosjet dhe migrimet e ndryshme të shkaktuara nga lufta, si dhe arsyet ekonomike e politike, kanë bërë që shumë futbollistë në Kampionatin Evropian të mos luajnë për vendet e tyre.

Numri i saktë është 87 lojtarë. Nga 24 përfaqësuese që garojnë në Francë, vetëm Rumania, Sllovakia dhe Republika Çeke nuk kanë futbollistë të lindur në ndonjë vend tjetër.


Më së shumti lojtarë “të huaj” ka Zvicra, saktësisht 12. Gjashtë janë të lindur në Zvicër, ndërsa katër janë me origjinë nga Kosova. Dy të tjerët vijnë nga Maqedonia dhe Gjermania. Për këtë arsye dueli në Lens që zhvillojnë Zvicra dhe Shqipëria është jashtëzakonisht interesant. Në Zvicër kanë lindur Fredi Veseli, Migjen Basha, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Arlind Ajeti dhe Amir Abrashi dhe të gjithë këta kanë luajtur në grupmoshat më të reja të Zvicrës.

Megjithatë, vëmendje të veçantë tërheq dueli i dy vëllezërve, Taulant dhe Granit Xhaka. Theksojmë se në Kosovë kanë lindur edhe Etrit Berisha, Ermir Lenjani, Lorik Cana dhe Burim Kukeli që përfaqsojnë Shqipërinë.

Belgjika i ka dy lojtarë të lindur në Kongo (Christian Kabasele dhe Christian Benteke). Është interesante se Uellsi ka nëntë të cilët kanë lindur në Angli, por kanë vendosur të luajnë për vendin nga ku e kanë origjinën prindërit e tyre. Situatë e ngjashme është edhe tek Irlanda e Veriut (pesë lojtarë të lindur në Angli, një në Kanada) dhe te Republika e Irlandës (pesë të lindur në Angli, dy në Skoci dhe një në Irlandën e Veriut).

Për dallim, Anglia ka vetëm një lojtar që nuk është i lindur në vendin ku luan. Raheem Sterling ka lindur në Xhamajka, ndërsa në moshë shtatëvjeçare është vendosur në Londër.

Një koloni të pasur të huajsh ka edhe Portugalia (nëntë). Më i njohuri është braziliani Pepe, ndërsa tre lojtarë janë nga Franca, një nga Gjermania, derisa të tjerët në këtë listë vijnë nga Afrika.

Turqia i ka tetë lojtarë të lindur në vende tjera, gjashtë të lindur në Gjermani, një në Holandë dhe një në Danimarkë.

Thiago Motta dhe Eder kanë po ashtu origjinë braziliane, ndërsa luajnë për Italinë. Kampioni i botës, Gjermania, e ka vetëm Lukas Podolskin të lindur në Poloni, mirëpo ka disa futbollistë me origjinë jogjermane, njëri prej tyre është Shkodran Mustafi.

Përfaqësuesja kroate i ka tre futbollistë që nuk kanë lindur në Kroaci, Vedran Corluka (BeH), Ivan Rakitic (Zvicër) dhe Mateo Kovacic (Austri). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori