LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm kampion bote në WBC, Fury u pasurua shumë edhe materialisht pas fitores ndaj Wilderit

Jo vetëm kampion bote në WBC, Fury u pasurua shumë edhe materialisht pas fitores ndaj Wilderit

Tyson Fury dhe Deontay Wilder kanë përfituar shumë të majme parash pas meçit të zhvilluar në peshat e rënda në kategorinë WBC.

Tashmë ka vetëm një boksier të pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda dhe emri i tij është Tyson Fury. Boksieri britanik ka arritur të shpallet kampion i botës në divizionin WBC.


Këtë titull ia rrëmbeu atij që njihet si “Bomberi i Bronztë” dhe ishte i pamposhtur deri më tani, Wilder, të cilin e nënshtroi në përballjen e tyre të dytë që u zhvillua në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit në mëngjesin e sotëm (e diel).

Tyson Fury rikthehet në majat e boksit, nënshtron Deontay Wilderin dhe ia rrëmben titullin
Lexo po ashtu Tyson Fury rikthehet në majat e boksit, nënshtron Deontay Wilderin dhe ia rrëmben titullin

Megjithatë, kjo ndeshje shërbeu që dy boksierët të fitojnë edhe shifra të majme parash, ndërsa për Furyn thuhet se këto fitime janë rekord në karrierë.

Fury e mposhti me dominim Wilderin (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Sipas rrjetit televiziv ESPN, të dy luftëtarët kanë pasur të siguruara nga 3.85 milion funte apo 4.60 milionë euro.

Por, pretendohet se Wilder dhe Fury kanë të garantuara më shumë se 19.27 milionë funte apo 23 milionë euro plus një përqindje e fitimeve të drejtave televizive.

Rekord i ri në boks nga shitja e biletave, Wilder – Fury kalojnë edhe meçin Lewis-Holyfield
Lexo po ashtu Rekord i ri në boks nga shitja e biletave, Wilder – Fury kalojnë edhe meçin Lewis-Holyfield

Megjithatë, promotori i Furyt, Bob Arum ka thënë se pas shitjes së gjitha biletave dhe fitimeve prej mbi 17 milionë eurosh nga shitja e biletave, boksierët kanë të ngjarë të fitojnë më shumë.

Sipas Arum, fitimet e Furyt nga përballje me Wilderit ka të ngjarë të arrijnë vlerën e 40 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori