LAJMI I FUNDIT:

Jevtiq: Nuk do ta shantazhojmë Qeverinë

Jevtiq: Nuk do ta shantazhojmë Qeverinë

Zëvendëskryeministri i ri i Kosovës dhe ministri për Kthim, Delibor Jevtiq, ka thënë për RTS se tashmë Qeveria e Kosovës do të varet nga votat e serbëve, por ata nuk e kanë ndërmend të sillen në mënyrë shantazhuese në qeverisje.

Sipas Jevtiq, ata do të angazhohen vetëm për zgjidhjen e problemeve të serbëve.


“Kjo do të jetë qasja jonë. Ne nuk kemi hyrë në këtë proces për shantazh, por për të zgjidhur problemet, dhe ne duhet të merremi me problemet që kemi me fqinjët tanë shqiptarëve, sepse me ta jetojmë këtu”, ka thënë Jevtiq, njofton Klan Kosova.