Jeta Faqolli ka publikuar më në fund projektin e ri.

“Një zemër” titullohet videoklipi i ri këngëtares, të cilin e ka publikuar në kanalin muzikor YouTube.


Gjersa për muzikën e këngës është përkujdesur kantautori shqiptar, Elgit Doda, tekstin e baladës e shkroi, Olti Curri, transmeton Telegrafi.

Produksioni i mirënjohur kosovar, ‘Imagine’ është kujdesur për videon e këngës.

Kujtojmë se këngën e fundit që Faqolli e ka sjell në tregun muzikor ishte ai i vitit 2014 i titulluar, ‘Party Girl’. /Telegrafi/