LAJMI I FUNDIT:

Jeta bashkëshortore e zvogëlon rrezikun e demencës

Jeta bashkëshortore e zvogëlon rrezikun e demencës

Beqarët kanë 42 për qind rrezik më të madh të demencës sesa të martuarit, sipas një studimi të ri.

Ndërsa vejanët dhe vejushat kanë 20 për qind shanse më të mëdha, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit e Universitetit të Londrës kanë ekzaminuar rezultatet e 15 studimeve të ndryshme, në të cilat e kanë analizuar lidhjen mes demencës dhe statusit martesor.

Në këtë mënyrë, ata i kanë analizuar të dhënat e gjithsej 800,000 njerëzve të botës.

Sipas Dr. Laura Phipps nga Instituti Hulumtuesit Britanik për Sëmundjen e Alzheimerit, ekzistojnë shumë përfitime shëndetësore të cilat i sjell martesa.

“Të martuarit në përgjithësi janë më mirë financiarisht, dhe ky faktor ndërlidhet me shumë aspekte të shëndetit tonë.

Bashkëshortët mund ta ndihmojnë dhe inkurajojnë njëri-tjetrin për shprehi të shëndetshme dhe t’i ofrojnë mbështetje të ndryshme njëri-tjetrit”, ka thënë ajo.

Sipas hulumtuesve, ka edhe shumë arsye tjera se përse martesa dhe kujdesi nga partneri kontribuojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve mendore në vitet e vonshme të jetës. /Telegrafi/