LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje kryetari i parlamentit kanadez pasi lavdëroi publikisht nazistët para syve të Zelenskyt

Jep dorëheqje kryetari i parlamentit kanadez pasi lavdëroi publikisht nazistët para syve të Zelenskyt
Reklama

Kryetari i Dhomës së Komunave të Kanadasë ka thënë se po jep dorëheqje, më pak se një javë pasi ai shkaktoi zemërim duke lavdëruar publikisht një ish-ushtar nazist në parlament.

Anthony Rota u tha politikanëve se kishte bërë një gabim duke ftuar ish-ushtarin Yaroslav Hunka, 98 vjeç, që të marrë pjesë në një seancë për nder të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt të premten e kaluar dhe më pas duke e quajtur publikisht Hunka një hero.


Pozicioni i folësit u bë me shpejtësi i paqëndrueshëm pasi doli se Hunka, i cili mori dy duartrokitje, kishte shërbyer në një nga njësitë Waffen SS të Adolf Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Kjo njohje publike u ka shkaktuar dhimbje individëve dhe komunitetet, duke përfshirë komunitetin hebre në Kanada dhe në mbarë botën. Unë pranoj përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia”, tha Rota, anëtar i partisë Liberale në pushtet.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin vitin e kaluar arsyetoi pushtimin e shtetit ukrainas duke pohuar se po e “çmilitarizon dhe denazifikon” vendin, një akuzë që Kievi dhe aleatët perëndimorë thonë se është e pabazë.

Ndryshe, Zelensky ka qëndruar për një vizitë në kryeqytetin kanadez, Otawa ku është takuar me kryeministrin, Justin Truedau.

Theksojmë se lideri ukrainas ka prejardhje hebreje ndërsa gjyshi i tij ka luftuar kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli miraton një buxhet të paprecedentë për të mbuluar luftën në Gaza

Izraeli miraton një buxhet të paprecedentë për të mbuluar luftën në Gaza

Botë
A po e përfshin Evropën “pneumonia misterioze” e Kinës? Holanda sheh një rritje alarmante të rasteve të ngjashme, Britania po e përcjell situatën ‘me vëmendje’

A po e përfshin Evropën “pneumonia misterioze” e Kinës? Holanda sheh një rritje alarmante të rasteve të ngjashme, Britania po e përcjell situatën ‘me vëmendje’

Botë
Pse rreth 40 pengje izraelite

Pse rreth 40 pengje izraelite "mund të jenë zhdukur" në Gaza?

Botë
Kritikët e qeverisë së Serbisë në shënjestër të 'spyware të nivelit ushtarak', dyshohet se u sponsorizuan nga shteti – The Guardian sjell detajet

Kritikët e qeverisë së Serbisë në shënjestër të 'spyware të nivelit ushtarak', dyshohet se u sponsorizuan nga shteti – The Guardian sjell detajet

Serbia
Pastruesja e hotelit në Spanjë ua “pastroi” paratë, cigaret e parfumet – turistët britanikë e filmuan këtë moment

Pastruesja e hotelit në Spanjë ua “pastroi” paratë, cigaret e parfumet – turistët britanikë e filmuan këtë moment

Evropa
Erërat e fuqishme e çojnë anijen turistike drejt përmbysjes – dëshmitarët kapin pamjet, thonë që “as që duhej të futej në atë gji” të ujërave të Adriatikut

Erërat e fuqishme e çojnë anijen turistike drejt përmbysjes – dëshmitarët kapin pamjet, thonë që “as që duhej të futej në atë gji” të ujërave të Adriatikut

Mali i Zi
Kalo në kategori