LAJMI I FUNDIT:

BE jep 72 milion euro për përballimin e pasojave socio-ekonomike të krizës energjetike në Shqipëri

BE jep 72 milion euro për përballimin e pasojave socio-ekonomike të krizës energjetike në Shqipëri

Bashkimi Evropian i ka transferuar 72 milionë euro qeverisë së Shqipërisë si pjesë e mbështetjes së BE-së për të përballuar pasojat socio-ekonomike të krizës energjetike.

Këto fonde janë pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë, shpallur në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë në vitin 2022 dhe nënshkruar me Qeverinë në muajin mars të vitit 2023 në kuadër të Planit Vjetor të Veprimit IPA 2023.

Kjo paketë mbështet Qeverinë në zbatimin e masave për mbrojtjen e konsumatorëve në Shqipëri nga ndikimi i krizës energjetike.

Përmes një njoftimi për shtyp, delegacioni i BE-së në Tiranë bëri të ditur se masat e qeverisë përfshijnë subvencionimin e çmimeve të energjisë (mundësisht nën një prag të caktuar mujor konsumi) për familjet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri për të ofruar norma të ngjashme si përpara krizës energjetike të vitit 2021. Përllogariten të mbulojë rreth 1 milion familje dhe 168 000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Po ashtu, dhënien e ndihmës financiare për 11 200 persona në nevojë.

Përmes kësaj pakete mbështeten edhe përpjekjet e qeverisë për të diversifikuar burimet e energjisë përmes investimeve të reja në prodhimin e energjisë nga era dhe dielli, legjislacionit të ri për energjinë e rinovueshme në përputhje me standardet e BE-së dhe skemave mbështetëse për konsumatorët për të instaluar ngrohës uji me energji diellore.

“Vitin e kaluar agresioni rus kundër Ukrainës shkaktoi rritje të mëdha të çmimeve të energjisë në të gjithë botën. Nga kjo paketë mbështetëse e BE-së do të përfitojë drejtpërdrejt të gjithë përdoruesit familjarë të energjisë elektrike dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri duke e ndihmuar kështu qeverinë shqiptare që t’i mbajë çmimet e energjisë elektrike të qëndrueshme dhe që të diversifikojë burimet e energjisë. Ky është një shembull konkret që tregon se si e mbështet BE-ja Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Këto fonde janë grante të cilat Shqipëria nuk do të duhet t’i kthejë mbrapsht. Në 2024-ën do të transferohen edhe 8 milionë euro të tjera në pritje të progresit që do të arrihet me zbatimin e masave përkatëse nga qeveria.

Një mbështetje tjetër e BE-së për sektorin e energjisë në Shqipëri përfshin rivitalizimin e hidrocentralit të Fierzës, instalimin e një rrjeti diellor lundrues në Vaun e Dejës, si dhe mbështetjen e masave për eficiencën e energjisë në biznes nëpërmjet programit IPARD.

Bashkimi Evropian është partneri i huaj më i fortë i Shqipërisë, duke ofruar mbi 100 milionë euro në vit ndihmë financiare në formë grantesh për të mbështetur popullin shqiptar dhe për të ndihmuar Shqipërinë në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, sociale dhe ekonomike kryesore për të respektuar plotësisht vlerat e BE-së dhe për t’u përafruar në mënyrë progresive me rregullat e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori