LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez shpallet ‘Ikona e vitit 2020′ në “People’s Choice Awards”: Duhet të jesh krenar për atë që je, pavarësisht nga vjen

Jennifer Lopez shpallet ‘Ikona e vitit 2020′ në “People’s Choice Awards”: Duhet të jesh krenar për atë që je, pavarësisht nga vjen

Ylli i muzikës pop e njëherësh aktorja amerikane, Jennifer Lopez, pranoi çmimin ‘Ikonë’ të dielën më 15 nëntor në “People’s Choice Awards 2020”.

Artistja e “Love Don’t Cost a Thing” u nderua për punën që bëri në të gjitha profesionet – si këngëtare, aktore e po ashtu edhe për karrierën e saj për tre dekada.


Ajo është gjithashtu një producente, stiliste dhe nënë e dy fëmijëve.

Jennifer Lopez (Foto: US Magazine)

Jennifer e përmblodhi vitin 2020 nëpërmjet fjalimit të saj, kur u ngjit në skenën e evenimentit madhështor në “People’s Choice Awards”.

“Oh, Zoti im, 2020-ta nuk ishte shaka, apo jo?”, tha Lopez teksa mori çmimin “Icon of 2020”. “Unë dua të them, para vitit 2020 ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim, duke u nominuar për atë çmim, ne ishim të kapur se kush shiti më shumë rekorde apo gjëra të çmendura. Ky vit ishte niveli më i mirë që më tregoi se çfarë kishte më shumë rëndësi dhe çfarë jo dhe për mua, e përforcoi atë që ka më shumë rëndësi”.

Publikohet lista e plotë e fituesve të “People’s Choice Awards 2020”
Lexo po ashtu Publikohet lista e plotë e fituesve të “People’s Choice Awards 2020”

Lopez, e cila filloi karrierën e saj si kërcimtare në “In Living Colour” para se të gjente sukses si këngëtare, aktore dhe producente, foli edhe për sfidat e këmbënguljen.

“Si latine dhe si grua, ne ndonjëherë duhet të punojmë dy herë më shumë për të marrë këtë mundësi. Ndonjëherë ëndrrat e mia të mëdha dhe ambiciet e mia i bënin njerëzit përreth meje të nervozoheshin, duke më thënë: ‘je një kërcimtare, nuk mund të jesh një aktore’. Sa më shumë që thanë se nuk mundem, aq më shumë e dija se duhej ta bëja”, shtoi ajo. “Kështu që tani këtu qëndroj, shumë mirënjohëse, duke e ditur që masa e vërtetë e suksesit tim nuk është në rekordet e shitura, por nga dashuria që ndiej nga të gjithë ju”.

Jennifer Lopez (Foto: US Magazine)

“Faleminderit fansave dhe People’s Choice Awards për çmimin ikonë. Ndihem shumë e nderuar. Unë dua ta dinë të gjithë se mund të bëhesh kushdo që dëshiron dhe t’i bësh gjërat që do. Dhe të jesh krenare për atë që je pa marrë parasysh se nga vjen”, shkroi Lopez në një postim të ndarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Jennifer Lopez (Foto: US Magazine)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori