Derisa roli i saj në filmin "Shotgun Wedding" ka mbetur në pezull, ajo po vazhdon përditshmërinë e saj.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Jennifer Lopez, e cila njihet edhe për role të shumta në filma të suksesshëm, shkruan Daily Mail.


Ajo së fundmi është parë duke shëtitur në Miami, teksa mori vëmendje të madhe me paraqitjen.

38088956 9155107 image a 6 1610825190357

Jlo u pa se nuk ka lënë anash rutinën e zakonshme në palestër, derisa përmes stërvitjeve ka arritur fizik të bujshëm.

E veshur në mënyrë sportive, ajo kishte theksuar tiparet trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.

38092660 9155107 image a 20 1610832648670

Ani pse është në të 51-tat, artistja ka kujdes të veçantë për trupin dhe fytyrën e saj. /Telegrafi/

38088960 9155107 image m 14 1610825252948