LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Aniston pranon se ka pasur profil të rrejshëm në Instagram

Jennifer Aniston pranon se ka pasur profil të rrejshëm në Instagram
Jennifer Aniston (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Jennifer Aniston u bë sensacion në internet prej se e hapi profilin e saj zyrtar në Instagram duke marrë vëmendje të madhe nga mediat dhe publiku.

Aktorja e famshme arriti që në kohë rekorde të arrijë një milion ndjekës, ndërsa teksa shifrat po vazhdonin të rriteshin, ishte shkaktuar problem teknik edhe në aplikacion për shkak të kërkesës së madhe për ta ndjekur.

Ky postim i saj e vërteton se Jennifer Aniston tashmë është një eksperte e Instagramit
Lexo po ashtu Ky postim i saj e vërteton se Jennifer Aniston tashmë është një eksperte e Instagramit

Dhe tash kur nuk ka kaluar as një javë nga hapja e profilit, Aniston numëron mbi 15.6 milionë ndjekës. Porse, të gjithë janë habitur me njohuritë e saj të mëdha në këtë rrjet social.

E vërteta është se 50-vjeçarja ka pasur profil të rrejshëm në këtë rrjet social dhe këtë e ka konfirmuar gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Jimmy Kimmel Live“.

“Në periudhën kur mendova që t’i bashkohesha komunitetit të Instagramit, e kuptova se fillimisht duhej ta kuptoja këtë botë dhe të zhytesha në botën e rrjeteve sociale”, ka thënë Aniston.

Business Insider raporton se aktorja nuk është e vetmja nga të famshmit që ka përdorur profil të rrejshëm në rrjetet sociale, pasi njësoj ka vepruar edhe kolegia e saj, Jennifer Lawrence. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori