LAJMI I FUNDIT:

Jenni Hermoso tregon zakonin rrëqethës të ish-trajnerit të Spanjës para gjumit

Jenni Hermoso tregon zakonin rrëqethës të ish-trajnerit të Spanjës para gjumit

Pasojat nga puthja famëkeqe e Luis Rubiales në Kupën e Botës vazhdojnë, ndërsa një çështje gjyqësore gjëmon në sfond. Jenni Hermoso, viktima e puthjes së papëlqyer ka zbuluar një tendencë mjaft të çuditshme të një prej aleatëve më të ngushtë të Rubiales, ish-trajnerit të ekipit të femrave të Spanjës, Jorge Vilda.

Rubiales aktualisht është në gjyq për sulme seksuale dhe detyrim, dhe pohon se Hermoso ka gënjyer gjatë gjithë kohës.


Versioni i tij i ngjarjeve ishte se Hermoso dhe shoqet e saj panë një mundësi për të larguar Vilda dhe Rubiales nga Federata Spanjolle e Futbollit.

“Nuk u ndjeva e respektuar, por u ndjeva e detyruar”, zbulohet dëshmia e plotë e Jenni Hermoso kundër Rubiales
Lexo po ashtu “Nuk u ndjeva e respektuar, por u ndjeva e detyruar”, zbulohet dëshmia e plotë e Jenni Hermoso kundër Rubiales

Gjatë një interviste të re për TVE, Hermoso shpjegoi disa trajtime nga Vilda për të cilat lojtaret ishin ankuar më parë me Vildën.

E gjitha ka të bëjë me ritualin e çuditshëm të ish-trajnerit të ekipit të femrave të Spanjës.

“Kur shkuam të flinim, duhej ta linim derën hapur dhe të prisnim që të vinte natën dhe ta linim të fliste me ne”, ka thënë fillimisht Hermoso.

“Ai thoshte se ishte hera e vetme që duhej të fliste me ne personalisht. Nëse ai trokiste në derën e parë të lojtareve të para, derisa të arrinte tek e fundit, ndoshta ka pasur edhe lojtare që i ka zënë gjumi”.

“Më duhej të mbaja pasojat e një akti që nuk e provokova”, Hermoso thyen heshtjen për incidentin e puthjes së Rubiales
Lexo po ashtu “Më duhej të mbaja pasojat e një akti që nuk e provokova”, Hermoso thyen heshtjen për incidentin e puthjes së Rubiales

Më tej, Hermoso ka shtuar se kishte përshtypjen se nëse do të kishte dalë në mbështetje të Rubiales pas puthjes, atëherë do të kishte marrë ‘përfitime jo sportive’.

Vilda u shkarkua më pas nga RFEF pasi Rubiales dha dorëheqjen dhe ka marrë përsipër ekipin kombëtar të femrave marokene. Montse Tome, ndihmësi i tij, ka marrë frenat e kombëtares La Roja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori