“Më duhej të mbaja pasojat e një akti që nuk e provokova”, Hermoso thyen heshtjen për incidentin e puthjes së Rubiales
Kupa e Botës për Femra ishte një rast monumental për ekipin spanjoll, i cili u bë kampion bote për herë të parë në histori pasi mposhti Anglinë 1-0 në finalen e gushtit. Fatkeqësisht, vetë fitorja mbeti në plan të dytë, me Luis Rubiales që puthu Jenni Hermoson pa pëlqim pas finales, duke qenë fokusi kryesor.
Kjo përfundimisht çoi në dorëheqjen e Rubiales nga posti i Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit dhe ka procedime penale që po zhvillohen edhe kundër tij. Gjatë gjithë kësaj, Hermoso ka mbajtur heshtje, deri më tani.
Hermoso tani ka thyer heshtjen e saj për këtë çështje në një intervistë me GQ. Yllja e La Rojas zbuloi se ajo ka qenë në shënjestër për këtë çështje, për të cilën ajo përsëriti se ishte nxitur tërësisht nga Rubiales.
“Kam marrë edhe kërcënime, dhe kjo është diçka me të cilën nuk mësohesh kurrë. Më është dashur të mbaj pasojat e një akti që nuk e kam provokuar, që nuk e kam zgjedhur apo paramenduar”, ka thënë fillimisht Hermoso.
Hermoso pranoi se koha që nga ngjarja ka qenë shumë e vështirë dhe se ajo ka kërkuar ndihmë psikologjike për t’u marrë me gjërat.
“Të tregoja vazhdimisht, më lëndonte shumë, por e di se duhej ta lija disi. Kanë qenë disa javë shumë të vështira. Falë psikologut tim, ndihem e fortë dhe nuk jam e thyer apo duke menduar të lë futbollin”, përfundoi spanjollja.
Hermoso ka qenë jashtëzakonisht e guximshme gjatë gjithë kësaj sprove, dhe që atëherë ajo është rikthyer në detyrë me ekipin e Spanjës. Ajo është gati të jetë fytyra e ndryshimeve në futbollin spanjoll, diçka që kërkohet prej disa kohësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga 23 në 26 lojtarë për ekip në Euro 2024, Sylvinho ka më shumë mundësi tani
“Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim” – Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe