LAJMI I FUNDIT:

A jeni në lidhje me një sociopat?

A jeni në lidhje me një sociopat?

Anne Smith është një grua e fortë dhe inteligjente, e cila e ka një shoqëri dhe familje që e mbështesin atë

Ajo kishte rënë në dashuri me një mashkull simpatik, i cili dukej i përsosur në çdo aspekt, por kishte përfunduar duke shfaqur shenja të sociopatit.


Anne kishte thënë se nuk e vërente që ishte në lidhje me një mashkull të rrezikshëm.

“Kur jemi takuar në fillim, ai kishte qenë tejet simpatik. Ai edhe kishte trilluar gjëra vetëm për t’u dukur që kemi shumë të përbashkëta”, thotë ajo, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kjo nuk kishte zgjatur pasi që njëherë ai e kishte izoluar atë dhe kishte filluar t’i flasë më ndryshe. Kishte qenë shumë i pasjellshëm.

“Ai kishte filluar të më kritikoj për pamjen fizike, e veçanërisht për pjesët që ai e dinte se unë mburrem me to. Nuk ka zgjatur shumë dhe ai kishte filluar që vazhdimisht të më poshtëroj mua”.

Karakteristikat me të cilat mund të dallosh një sociopat: Një çrregullim personaliteti i shoqëruar me mungesë ndjeshmërie
Lexo po ashtu Karakteristikat me të cilat mund të dallosh një sociopat: Një çrregullim personaliteti i shoqëruar me mungesë ndjeshmërie

Lyn Shumcak, psikologe, shpjegon që ky lloj i njerëzve njihen si persona me çrregullime të personalitetit apo narcisista.

“Organizata e Shëndetit Botëror vlerëson që 17% e çdo popullsie do të vuajnë nga çrregullimet e personalitetit, që i bie një nga 6 persona”, thotë Shumcak, transmeton Telegrafi.

Çrregullimet e personalitetit janë të ndryshme dhe komplekse, mirëpo këshilla e saj është shumë e thjeshtë. “Nëse ndonjëherë e sheh partnerin tuaj duke e keqtrajtuar një person apo kafshë, mos mendoni se për ju do të ketë përjashtim. Ajo sjellje, një ditë mund të drejtohet te ti”, thotë ajo.

Abuzimi verbal është vetëm fillimi në një lidhje abuzive.

“Shumica e lidhjeve abuzive fillojnë me abuzim verbal, pastaj kalojnë  në abuzim të thellë psikologjik dhe pas 10 viteve mund të arrijë edhe deri te dhuna”, thotë ajo.

Gjëja më e çuditshme është se viktimat mundohen të akomodohen me këtë gjë dhe provojnë ta ndreqin këtë gabim, mirëpo asnjëherë nuk ia dalin mbanë.  /Telegrafi/