Ne jemi popull i vogël që në histori më së shumti na kanë shtypur dhe kemi qenë të detyruar të ulim kokën.
Kuptojeni drejt këtë. E them sepse jemi nanurisur me fjalët e zyshave që në vogëli sikur e kemi çarë historinë me shpatë në dorë! Çfarë shpate se! Ne jemi strukur nga të tjerët pas maleve deri në breg të detit dhe poqese shtetet do të ngriheshin edhe mbi ujë, rrezik te peshqit do të kishim përfunduar.
E them jo për t’u vetëulur, por për realizëm. Albanologjia heroike ka qenë një propagandë, duhet t’i kthehemi realizmit dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë ndryshe për t’u emancipuar.
Me nostalgjinë e një historie iluzore, me emfaza propagandistike që vazhdojnë edhe sot, me patetizëm, kurrë nuk nxjerrim mësime nga historia. Kurrë nuk shohim dot ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë.
Deliri që na ysht politika na dëmton. Ne nuk kemi njohur skllavërinë e negërve, ne nuk kemi shtypur hebrenj, ne nuk kemi bërë me njeri tjetrin luftëra të përgjakshme fetare, ne madje as kafshët nuk i kemi mbajtur në ferma të mëdha, por në oborre shtëpie e poshtë pullazesh familjare.
Nuk e kemi psikologjinë e të fortit, por kemi atë të të sunduarit.
Jemi kokulur, jo kryelartë. Lëre se ç’llomotisim në delir! Nuk e kemi ndërgjegjen e ligjit sepse nuk dimë ta aplikojmë ligjin, por dimë ta pësojmë sido që të jetë. Ligjit i jemi shmangur me lloj lloj marifetesh se na binte në kokë, nuk e nxirrnim ne.
Shoh nëpunës që vetëm nëpunës nuk janë, ose sillen harbutshe, si individë që kanë shkopin në dorë, ose nuk dinë të ushtrojnë pushtet, por rrokullisen në praktika absurde, që bëjnë trafik influencash, që puthin e përqafojnë e pas krahëve godasin.
Nuk e godasin të keqen sepse kanë frikë prej saj! Hëm, po, po doli ai nga burgu! Jemi të squllur sepse kemi njohur jetën në klanin familjar, zëmërsqullur, dhe jo lojën në shtet! Nga kjo përfitojnë ata që nuk na japin të drejtat që në fakt duhet t’i kërkojmë, jo si dhurata për Vitin e Ri.
Kush pyet se përse jemi këta që lagemi në shi, që ikim nga sytë këmbët, dhe nuk ngulim këmbët për të rezistuar, pjesërisht ja ku e ka përgjigjen!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre