LAJMI I FUNDIT:

Jean Todt: Me Schumacherin kam shikuar së fundi garat e Formula 1

Jean Todt: Me Schumacherin kam shikuar së fundi garat e Formula 1

Michael Schumacher ka pësuar një aksident të rëndë gjashtë vjet më parë, e cila gjë kishte bërë të bije në gjendje kome.

Për shëndetin e garuesit të Formula 1, ka pasur informata kundërthënëse gjer në ditën e sotme, ku ka folur ish-presidenti i Ferrarit, Jean Todt.


Ky i fundit ka folur për mediat duke thënë se me pilotin gjerman ka shikuar disa gara të vetura të shpejta në shtëpinë e tij në shtetin zviceran.

“Unë gjithmonë jam i kujdesshëm me deklarata të tilla, por është e vërtetë. Kam parë në garë së bashku me Michael Schumacher në shtëpinë e tij në Zvicër”, tha fillimisht francezi.

“Michael është në duart e sigurta dhe shumë mirë po kujdesen në shtëpinë e tij. Ai nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë”, tha ai.

Kampioni i shtatëfisht botëror i Formula 1, i cili këtë vit ka mbushur 50 vjet, gjatë skijimit ka rrëshqitur dhe ka goditur kokën për një shkëmbi gjatë pushimeve në Alpet Franceze.

Ndryshe, Todt është drejtuesi i federatës së FIA-s dhe bën vizita të rregullta te Schumacheri në Zvicër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori