LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme rikthehen reshjet e shiut

Javën e ardhshme rikthehen reshjet e shiut

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) thotë se gjatë këtij vikendi mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa parashikon rikthimin e motit me shi nga java e ardhshme.

Mot me diell dhe vranësira te pjesshme do të na shoqëroj gjate këtyre dy ditëve te vikendit, thuhet në njoftimin e IHMK-së.


Sipas Institutit, vlerat minimale te temperaturave do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga ana e verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Reshje shiu parashihet të ketë javën e ardhshme.