LAJMI I FUNDIT:

Javë me temperatura pranverore – të premten priten reshje shiu

Javë me temperatura pranverore – të premten priten reshje shiu
Foto: Arkiv/Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temeperaturat sipas IHMK do të sillen nga 6 deri në 24 gradë Celsius. Të enjten dhe të premten do të ketë rënie të lehtë të temperaturave si dhe priten reshje shiu.


Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9 metër për sekondë.

Parashikimi i motit për pesë ditë:

E hënë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

E martë do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

E mërkurë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale diellore. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

E enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

E premte moti do të jetë kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 18-20 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori