LAJMI I FUNDIT:

Java e Krijuesve Europian po ndodh për herë të parë në Kosovë!

Java e Krijuesve Europian po ndodh për herë të parë në Kosovë!

Pas akreditimit që BONEVET mori nga Komisioni Europian, Maker Faire Rome dhe Startup Europe për organizimin e Javës së Krijuesve Europian, stafi i BONEVET përgatiti për krijuesit e Kosovës punëtori dhe ligjërata për aktualitetet mbi teknologjinë.

Dy ditët e para të javës më interesante të teknologjisë u përfunduan me sukses jashtëzakonisht të madh, duke u zhvilluar 4 punëtori dhe dy ligjerata me mbi 160 krijues nga gjithë Kosova.


Kjo ngjarje madhështore filloji të Hënen, me ditën kushtuar 3D printimit. Të kënaqur me risitë që teknologjia mund t’ju ofrojë, të pranishmit në punëtoritë e ditës së parë, të ndarë në dy grupe, filluan garën për krijimin e dy 3D printerëve, që e përfunduan në kohë rekord dhe me shumë sukses.

Duke u rritur aftësitë për zhvillimin teknologjik, mendimin kritik, arritjen e sfidave, e ngritur dëshirën për inovacion, krijuesit bënë hapat e parë drejtë ngjarjeve teknologjike që do të ndryshojnë botën. Për të forcuar edhe më shumë idetë për krijim, Leana Mahmuti – Co founder në “Le Arch 3D” tregoi eksperiencën e saj dhe mënyrën se si inovacioni i hapi rrugën drejt suksesit.

Ngjarja maratonë në BONEVET, vazhdoi me motivim ende më të madh në ditën e dytë, ditë kjo që rezervoi vendin fushës së Programimit dhe Design-it. Pjesëmarrësit u gjetën pranë metodave më interesante të brendimit, ku në fund të ditës secili me inicialet e tij krijoi brende atraktive. “Mates” zhvilluan punëtorinë duke ju dëshmuar krijuesve rrugë të reja se si mund të personalizojnë punimet e tyre të design-it.

Pjesa tjetër e ditës u mbulua nga vizita e këndshme e “Girls Coding Kosova”, vizitë kjo që ngriti interesimin e shumë vajzave. Punëtoria që GCK zhvilluan, mësoji krijueset për programimin me anë të mobilit.

Pjesëmarrëset u ndanë shumë të kënaqura me njohuritë që përfituan, duke thënë se teknologjia do të bëhet pjesë e aktiviteteve ditore edhe më shumë në të ardhmen e tyre.

bonvent

Dita u përmbush me fjalimin e mrekullueshëm të Mërgim Cahanit, që ishte mënyra më e duhur për të mbyllur ditën.

European Maker Week po bëhet një ngjarje e madhe inovative e teknologjisë, e cila nuk do të mund të realizohej pa përkrahjen sponzorëve SDC, Foncacioni “Un e du Kosoven” dhe Pro Credit Bank, BONEVET është gjithashtu falenderues për të gjithë folësit, dhe pjesëmarrësit që qenë pjesë e të gjithë punëtorive dhe ligjëratave.

Hapësira krijuese BONEVET, po vazhdon të mirëpret krijues gjatë gjithë javës!

Ditët e ardhshme do të jenë vazhdimësi e sukseseve që kemi kaluar qysh nga fillim i këtij eventi. Aplikimi mbetet i hapur për aktivitetet e radhës. /Telegrafi/

Galeria për aktivitetet e zhvilluara gjatë Javës së Krijuesve Europian:
DITA I – http://www.bonevet.org/blog/emw-dayone/

DITA II – http://www.bonevet.org/blog/emw-daytwo/