Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka paraqitur raportin vjetor të institucionit që ai drejton, i cili ka thënë se mos funksionimi i sistemit gjyqësor ka qenë ankesa kryesore e qytetarëve.
Sipas tij, vazhdon të mbetet problem kohëzgjatja e proceseve gjyqësore, duke shkuar me një mesatare deri në 8.5 vjet.
“E para ka të bëjë me funksionimin e sistemit gjyqësor që sipas raporteve të Avokatit, përbënë me shumë së gjysmën e ankesave që janë paraqitur në këtë institucion e që kanë të bëjnë me zvarritjen e procedurave gjyqësore. Mbi bazën e vlerësimeve tona, mesatarja e kohëzgjatjes në procese gjyqësore tejkalon 8.5 vjet për të zgjedhur një çështje gjyqësore qoftë civile, penale apo tjetër. Problemi i dytë me të cilin ballafaqohet sistemi gjyqësor ka të bëjë me mos ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Mbi bazën e konstatimeve tona del që mbi 20 mijë raste nuk arrijnë të ekzekutohen nga sistemi gjyqësor edhe pse të vendosura në mënyrë të plotfuqishme nga ky sistem, e me çka rrezikohet siguria juridike e qytetarëve të vendit”, tha Jashari.
Jashari theksoi se raporti ka evidentuar edhe mungesën e kontrollit të Qeverisë. Sipas tij, në vend mungojnë dy mekanizmat kryesore të kontrollit ndaj qeverisë
“E para Kushtetuta e vendit cilëson këtë Parlament si autoritet që ushtron kontroll të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe në vlerësimet tona del që nga 94 për qind e gjithë aktiviteti që bëni në Kuvend i dedikohet miratimit të ligjeve dhe procedurave tjera ndërsa vetëm 6 për qind i referohet kontrollit efektiv parlamentar e me çka do të dakordoheni, me një demokraci të mirëfilltë nuk siguron llogaridhënie dhe përgj3gjshmërisë së Qeverisë e me çka do të zbatohet respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut ndaj qytetarëve. Mekanizmi i dytë, është sistemi gjyqësor i cili mundëson një kontroll efektiv të organeve ekzekutive dhe ju e dini që organi i vetëm gjyqësor i cili ka autorizime për të ushtruar kontroll është Gjykata për konflikte administrative e cila fatkeqësisht po thuajse në asnjë rast nuk ka arritur në çështje të marr vendime meritore për të rivendos të drejtën e shkelur”, theksoi ai.
Fakte shqetësuese avokati i popullit paraqiti edhe për të rinjtë të cilët viteve të fundit numri i atyre që po përdorin droga po rritet, duke bërë kështu që mosha mesatare brenda gjashtë viteve të bie nga mosha 22 vjeçare, në moshën 16 vjeçare.
“Problemi numër 1 i të rinjve në Kosovë është droga. Në një hulumtim të bërë para disa muajve mbi bazën e standardeve ndërkombëtare gjithashtu del se shqetësimi kryesor numër një, është droga për shkak të mungesë së mekanizmave, politikave të institucioneve, mirëpo edhe mekanizmave preventiv. Edhe më brengosës është fakti se mbi 85 raste kemi pasur të vdekjeve të rinjve nga mbidoza, si pasoj e mungesës së mekanizmave preventive që është indikator shqetësues. Argumenti i dytë është fakti që nga këta rinj dhe nga mesatarja, mosha 22 vjeçare ka qenë para dy viteve mosha mesatare që të rinjtë kanë qenë në vartësi të drogës, për dy vite kjo moshë ka rënë në moshën mesatare 16 vjeçare, do të thotë gjashtë vite ka rënë mesatarja e të rinjve që janë në vartësi të drogës”, shtoi Jashari.
Aktualisht deputetët po debatojnë rreth raportit të Avokati të Popullit dhe rekomandimeve të tij./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKadri Veseli flet në Hagë: Gjykimi të bëhet në kohë të arsyeshme, të mos cenohet besimi i popullit të Kosovës
Qeveria e re e Maqedonisë drejt formimit, kryetari i Kuvendit pritet të jetë shqiptar
Rezulton i zhdukur tash e disa ditë, policia thotë se rasti i Gëzim Trakaniqit ka kaluar tek krimet serioze rajonale
Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?
LVV thotë se pishina e Gërmisë po u jepet "dostave", Komuna e Prishtinës mohon akuzat
Fillon implementimi i Kodit të ri Doganor dhe Akcizave
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës