LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj flet rreth pagës shtesë për arsimtarët: Presim që marrëveshja me Qeverinë të bëhet deri në fund të javës

Jasharaj flet rreth pagës shtesë për arsimtarët: Presim që marrëveshja me Qeverinë të bëhet deri në fund të javës

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe me ministrinë e Arsimit, Ramë Likaj dhe presin që deri në fund të javës të arrihet marrëveshja lidhur me kërkesat e tyre, mirëpo pa dhënë detaje tjera.

Ai tha se kryeministri në detyrë Hoti dhe ministri Likaj janë duke treguar të gatshëm që të arrihet marrëveshja për kërkesat e SBASHK-ut.


“Kemi komunikim të vazhdueshëm dhe me kryeministrin Hoti dhe me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj dhe po tregohet një gatishmëri e kryeministrit Hoti dhe ministrit të arsimit që të angazhohen gjatë kësaj jave bashkë me ne për të bërë zgjedhje për dy kërkesat tona dhe ne jemi optimistë që gjatë kësaj jave do të arrijmë marrëveshje të plotë. Për momentin nuk mund të them më shumë pasi jemi në vazhdimësi të bisedave”, ka thënë Jasharaj.

Pas paralajmërimeve për protesta, Qeveria Hoti ndan paga shtesë për arsimtarët
Lexo po ashtu Pas paralajmërimeve për protesta, Qeveria Hoti ndan paga shtesë për arsimtarët

Ai njoftoi se SBASHK-u i ka dy kërkesa.

“Që të kemi shtesë të pagave për arsye të shtimit në volumin e punës në sistemin e arsimit dhe për arsye të rrezikshmërisë me COVID dhe kërkesa e dytë është se pasi që Komisioni i përbashkët ka arritur të harmonizoj të lidhë kontratë të re të nënshkruar. Jemi në këto biseda dhe besoj që në fund të kësaj jave do të kemi një marrëveshje të përbashkët duke u angazhuar edhe kryeministri Hoti, ministri Likaj që këto dy kërkesa të gjejnë zgjedhje meritore”, tha ndër të tjera Jasharaj.

Ndryshe, sot  kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të cilët i ka siguruar se, Qeveria në detyrë, do të ndajë paga shtesë edhe për punëtorët e arsimit, e që do të bëhen me dy këste.

SBASHK-u kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta mbështesë sektorin e arsimit me para shtesë, për shkak të rrezikshmërisë nga coronavirusi. Kjo sindikatë po ashtu kërkon kontratë kolektive të përhershme për punëtorët e arsimit, e cila ndër tjerash, do të parashohë tri paga me rastin e pensionimit, nga një pagë jubilare dhe shujta.

Ndërkaq, SBASHK-u kishte paralajmëruar veprime sindikale nëse Qeveria nuk ua plotëson Qeveria kërkesat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori