LAJMI I FUNDIT:

Jared Leto mahnit me fizikun e tij të tonifikuar në moshën 51 vjeçare

Jared Leto mahnit me fizikun e tij të tonifikuar në moshën 51 vjeçare
Foto: Jared Leto/Instagram

Jared Leto tregoi pjesën e sipërme të trupit të tij të tonifikuar në mënyrë mbresëlënëse në një set fotografish që u shpërndanë në llogarinë e tij në Instagram të martën.

Aktori 51-vjeçar u pa teksa po shijonte një udhëtim në natyrë në pamjet, dy prej të cilave dukej se e tregonin atë në mes të një ecjeje, shkruan DailyMail.


Protagonisti i filmit “Suicide Squad, i cili së fundmi u pa me të dashurën e tij të përfolur Thet Thinn, gjithashtu mbeti ‘topless’ në dy nga fotografitë e tij, të cilat shërbyen për të shfaqur gjoksin e tij të skalitur për 11.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

Leto kishte veshur një palë pantallona të shkurtra në ngjyrë bruz, të cilat ishin në kontrast me këpucët e kuqe të ‘hiking’-ut gjatë udhëtimit të tij.

Fituesi i çmimit “Oscar” kishte veshur gjithashtu një bluzë bardh e zi, dhe për aksesor vendosi një kapele në ngjyrë të kuqe të ndezur.

Aktori gjithashtu promovoi publikimin e ardhshëm të albumit të ri të grupit të tij, të titulluar “It’s the End of the World but It’s a Beautiful Day”.

Interpretuesi ka shërbyer si drejtuesi i grupit të tij, 30 Seconds To Mars, që kur u formua në vitin 1998.

Përveç Letos, grupi përbëhej kryesisht nga vëllai i tij Shannon dhe kitaristi i tyre për një kohë të gjatë Tomo Milisevic.

Muzikanti u largua nga grupi në vitin 2018 pas publikimit të albumit më të ri të grupit, “America”, duke i lënë vëllezërit të kompletojnë albumin e tyre më të ri.

Performuesi zbuloi se kishte filluar të punonte për një album të ri në vitin 2021 dhe zyrtarisht zbuloi se projekti ishte gati për publikim në prillin e kaluar.

“It’s the End of the World but It’s a Beautiful Day” i cili do të përbëhet nga 11 këngë, aktualisht është planifikuar të dalë në treg më 15 shtator.

Leto foli për albumin e ardhshëm gjatë një interviste për “Sharp”, ku u shpreh se grupi ishte duke bërë një hap përpara me projektin e tyre të ri.

“Mendoj se është një kapitull i ri për 30 Seconds To Mars. Na merr kaq shumë kohë për të bërë albume saqë ndryshojmë shumë. Bota ndryshon…por e gjithë kjo është disi e mrekullueshme. Mund të të shtyjë vërtet në vende të reja”, tha ai.

Interpretuesi gjithashtu tha se ai e kishte shtyrë veten në kufij të rinj si këngëtar gjatë punës për albumin.

“Ka një dobësi, një intimitet dhe një intensitet në zërin tim në këtë album që nuk e kam dëgjuar kurrë më parë nga vetja”, tha ai.

Leto vazhdoi të fliste për cilësitë eksperimentale të albumit dhe tha se ai u përpoq që materiali i tij i ri të mos tingëllonte si puna e hershme e grupit.

“Mendoj se është mirë të jesh i lirë nga çdo kufizim, sepse do të ishte turp të bësh ‘This Is War: Part II’, përveç nëse vërtet po përpiqeshe të bësh ‘This Is War: Part II’. Për të cilën kemi menduar, në fakt. Do të ishte interesante”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori