LAJMI I FUNDIT:

Jared Leto habit me pamjen e çuditshme me grim të theksuar në eventin e “Louis Vuitton”

Jared Leto habit me pamjen e çuditshme me grim të theksuar në eventin e “Louis Vuitton”

Jared Leto kishte një pamje të egër në eventin e modës për meshkuj të “Louis Vuitton” në Francë të martën.

Këngëtari dhe aktori pozoi para kamerave në shfaqjen e veshjeve për meshkuj ‘Pranverë-Verë’ 2024 të markës ikonë, si pjesë e Javës së Modës në Paris, përpara se Kim Kardashian t’i bashkohej për të parë shfaqjen.


50-vjeçari zgjodhi një grim me ngjyrë të kuqe të ndezur rreth syve të tij të kaltër dhe flokët e gjata brune me një ngjyrë gjithashtu të kaltër.

Për një pamje shtesë, ylli u ngjyros me ngjyrë të bardhë majë të vetullave të tij me thekse të verdha të ndezura mes tyre.

Fituesi çmimit “Oscar” veshi një pallto të gjatë të bardhë, e cila kanalizonte atmosferën e palltos së shkencëtarëve në laboratorin e kimisë.

Leto lidhi një pëlhurë ngjyrë vjollce dhe jeshile rreth belit dhe veshi doreza, pantallona dhe atlete të koordinuara.

Aktori përshtati veshjen me një gjerdan të trashë ari dhe zinxhirë të tjerë më të vegjël.

Ai shtoi syze dielli shumë të errëta me një kryq argjendi midis thjerrëzave për të ndryshuar pamjen e tij.

Shumë të famshëm si Beyonce, Lewis Hamilton dhe Zendaya ishin të pranishëm për të dëshmuar paraqitjen e parë të Pharrell Williams si drejtor kreativ.

Pozicioni ishte i zënë më parë nga Virgil Abloh, një bashkëpunëtor i ngushtë i Pharrell, nga marsi 2018 deri në vdekjen e tij në nëntor 2021.

Ndërkohë, aktori është planifikuar të shfaqet në projekte të shumta të ardhshme, duke përfshirë rifillimin e “Disney’s Haunted Mansion”, i cili do të dalë muajin e ardhshëm më 28 korrik dhe “Tron 3” (2025).

Eddie Murphy luajti në filmin origjinal “The Haunted Mansion”, i cili u shfaq në kinema në 2003.

Jared gjithashtu do të luajë në trilerin, “Adrift”, me regji të Darren Aronofsky dhe prodhuar nga Jason Blum, i cili është në paraprodhim.

Grupi i Jared “30 Seconds to Mars” kohët e fundit njoftoi albumin e tyre të parë në pesë vjet dhe hodhi një këngë të re, “Stuck”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut

Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin

Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin

Magazina
Kalo në kategori