LAJMI I FUNDIT:

Japonia përballet me tkurrjen më të madhe të ekonomisë në histori

Japonia përballet me tkurrjen më të madhe të ekonomisë në histori

Ekonomia e Japonisë është tkurrur me shkallën më të shpejtë në historinë e saj, ndërkohë që lufton pandeminë COVID-19.

Ekonomia e tretë më e madhe në botë është përballur me ulje të Prodhimit të Brendshëm Bruto për 7.8 për qind në periudhën prill-qershor, në krahasim me çerekun e kaluar.


Ky shtet veçse ka qenë duke u përballur me rritje të ngadalësuar ekonomike edhe para pandemisë.

Të dhënat e publikuara të hënën kanë vënë në pah sërish ndikimin e madh që ka pasur COVID-19 në shumicën e ekonomive në botë.

Japonia ka rrëshqitur në recesion më herët gjatë këtij viti, pas dy çerekëve të njëpasnjëshme të tkurrjes ekonomike.

Të dhënat e fundit, përbëjnë rënien më të madhe prej kur ka nisur të bëhet krahasimi i të dhënave më 1980, duke tejkaluar edhe parashikimet.

Ulja e madhe e konsumit të brendshëm është thënë të ketë qenë arsyeja kyçe e kësaj uljeje, derisa edhe eksporti ka rënë dukshëm për shkak të tregtisë së goditur nga pandemia.

Të dhënat e këtij viti, flasin për performacën më të keqe të ekonomisë japoneze prej vitit 1955. /REL/