LAJMI I FUNDIT:

Januzaj e pranon: Isha afër largimit nga Sociedadi në janar, tani jam i qetë dhe në formë

Januzaj e pranon: Isha afër largimit nga Sociedadi në janar, tani jam i qetë dhe në formë
Adnan Januzaj (Foto: Harriet Lander/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi shqiptar, Adnan Januzaj pranon se ai mund të ishte larguar nga Real Sociedad muajin e kaluar gjatë afatit kalimtar dimëror.

Ish-sulmuesi anësor i Manchester Unitedit tani po shfaq një nga format më të mira të karrierës së tij dhe shënoi në fitoren e fundjavës së kaluar ndaj Valencias.


Këto ditë, ai është pyetur nga mediat spanjolle rreth formës së tije dhe të ardhmes, duke thënë se ishte afër largimit nga klubi bask.

Adnan Januzaj shënon supergol nga distanca ndaj Valencias
Lexo po ashtu Adnan Januzaj shënon supergol nga distanca ndaj Valencias

“Ndonjëherë në futboll nuk e dini se çfarë mund të ndodhë. Unë kam qenë te Sociedadi dhe kam qenë i qetë, duhet t’i them gjërat ashtu siç janë”, ka thënë fillimisht Januzaj.

“Por, ka vendime që nuk varen nga unë, jo vetëm që ishte diçka e imja për të lënë ose jo, gjithashtu e njerëzve që janë mbi mua. Sigurisht që kishte gjëra, por unë mbeta dhe jam shumë e lumtur”.

“Kolegët e mi më kanë ndihmuar në këtë drejtim. Sepse disa javë më parë tifozët ishin kundër meje. Por, si lojtar nuk më interesojnë, ata e dinë cilësinë që kam dhe presin shumë më tepër nga unë”.

Agjenti i Januzajt: Jemi në kontakt me Romën
Lexo po ashtu Agjenti i Januzajt: Jemi në kontakt me Romën

“Tani jam në një moment të mirë, posaçërisht fizikisht. Dhe kjo është mirë, sepse kam edhe paqe në mendje dhe në kokën time”.

“Unë besoj se me cilësinë time duhet të shënoj më shumë gola dhe të bëj më shumë asistime. Jam një lojtar që duhet të bëj ndryshimin në të gjitha ndeshjet. Më duhet të kem atë, kjo është ajo që më mungon”, përfundoi shqiptari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori