Kosova ka krijuar një siguri dhe mbrojte të lartë për investitorët ndërkombëtarë të cilët dëshirojnë që kapitalin e tyre ta shtrijnë në Kosovë, thonë përfaqësues të bizneseve në vend.
Mbrojtja e investitorëve shënoi progres edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore “Të bërit biznes 2017”.
Derisa në raportin e “Të bërit biznes për vitin 2016”, Kosova kishte shënuar regres në mbrojtjen e investitorëve, në raportin e fundit tek ky indikator u radhit nga pozita 62 në atë të 63-të.
Ndërkohë, edhe sipas të dhënave të Policisë së Kosovës thuhet se nuk ka pasur asnjë rast të evidentuar të ndonjë kërcënimi të mundshëm apo ngjashëm që iu është bërë ndonjëherë ndonjë investitori të huaj.
Sidoqoftë, në të kaluarën përfaqësues të shoqatave ekonomike në Kosovë kishin raportuar për kërcënime që iu ishin bërë investitorëve të huaj.
Ish-drejtori i përgjithshëm në Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë Valdrin Lluka, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se situata tek mbrojtja e investitorëve ka ndryshuar viteve të fundit.
Derisa në të kaluarën, shton Lluka kjo mbrojtje e investitorëve nuk ka qenë e kënaqshme, sot ka siguri të lartë për investitorët.
“Siguria është e madhe, nuk është se ka tani probleme siç ka pasur në të kaluarën, por tani investitorët ndjehen të sigurt në Kosovë. Për më tepër, tani janë shumë ligje dhe marrëveshje që e garantojnë investitorin në Kosovë si dhe i sigurojnë të gjitha asetet fizike dhe investitorët nuk kanë hapësirë të ndjehen të rrezikuar duke vepruar në Kosovë”, thekson Lluka.
Në mbrojtjen e investitorëve, sipas tij, Kosova qëndron kënaqshëm si edhe të gjitha vendet e rajonit, e në disa raste edhe më mirë.
Në anën tjetër, kryetari i Bordit të Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Fadil Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se për afër tre vjet, asnjë investitor gjerman, i cili ka ardhur në Kosovë, nuk është ndjerë i pasigurt apo i kërcënuar.
“Në dy vjet e gjysmë jam me investitorë nga Gjermania dhe në asnjë rast të vetëm nuk ka pasur dëshpërim të investitorëve nga institucionet e vendit. Jam dëshmitar se investitorët gjermanë janë ndjerë mirë dhe të sigurt në Kosovë. Unë besoj që në Kosovë ka një klimë mjaft të mirë e të sigurt për investitorët e huaj”, thekson Hoxha.
Sidoqoftë investimet e huaj ndërkombëtare në Kosovë përgjatë viteve kanë shënuar rënie.
Në këtë rënie thuhet të ketë pasur ndikim mjaft të madh situata politike jostabile në vend, niveli i lartë korrupsionit, mungesa e politikave më të favorshme fiskale, energjia jostabile si dhe evazioni fiskal.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, investimet e huaja direkte në vend deri në muajin nëntor të vitit të kaluar kanë qenë rreth 220 milionë euro, kurse në vitin 2015 këto investime kanë qenë rreth 320 milionë euro.
Kosova, vlerësojnë ekspertët për çështje ekonomike, po vazhdon të vuaj nga mungesa e investimeve të huaja, çka ndikon edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, rrjedhimisht në pamundësi të uljes se shkallës së papunësisë dhe varfërisë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë