LAJMI I FUNDIT:

Janë pre e janë vjedh, si me i bombardu NATO: Gjendje e rëndë e hekurudhave të Kosovës (Video)

Janë pre e janë vjedh, si me i bombardu NATO: Gjendje e rëndë e hekurudhave të Kosovës (Video)

Sylë Berisha nga Xërxa e Rahovecit, 23 vjet të jetës së tij I ka kaluar nëpër hekurudhat e këtij vendi për të cilat është kujdesur me aq sa mundi. Puna që bënte i pëlqente shumë, pasi edhe i sillte përfitime.

Por, janë bërë gati dy dekada që ky burrë nuk e ka më atë ndjesi. Këndej pari nuk kalon më treni. Për më keq, pjesët e hekurudhës u dëmtuan e u vodhën, duke e bërë atë më zor të ripërtërishme. Kjo gjë e mërzit Berishën i cili thotë se “hekurudhat janë pre e janë vjedhë, e vendi është bërë sikur ta kishte bombarduar NATO”.


Pos hekurudhës, edhe stacioni e objektet tjera në shërbim të transportit hekurudhor janë dëmtuar e po keqpërdoren.

Veç prej Xërxës deri në Prizren, janë diku rreth 24 kilometra jo funksionalë të binarëve, ndërsa në pjesët e tjera të Kosovës janë të dëmtuara edhe qindra kilometra të tjerë.

Në fakt, pjesa e hekurudhës në Xërxë është vetëm një pjesë e asaj jofunksionale në Kosovë, por që është një ndër ato që e pamundëson qarkullimin e trenit për në Prizren. Treni nuk mund të shkojë as në Podujevë, që më pas të lidhej me Serbinë. Në fshatrat e Podujevës një pjesë e hekurudhës prej 3km është dëmtuar.

E njëjta gjendje është edhe në hekurudhën Prishtinë Mitrovicë. Treni mund të kalojë vetëm nga Leposaviqi në drejtim të Serbisë.

Kryeshefi i INFRAKOS-it Agron Thaçi, thotë se hekurudhën e dëmtoi lufta. /Klan Kosova/