LAJMI I FUNDIT:

Jane Çento mbetet në burg, Gjykata e Apelit ia refuzon ankesën

Jane Çento mbetet në burg, Gjykata e Apelit ia refuzon ankesën

Këshilli tre anëtarësh në Gjykatën e Apelit ia ka refuzuar ankesën të akuzuarit për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, Jane Çento.

Kjo do të thotë se ai do të vazhdojë të mbetet në burgun e Shkupit, ndërsa në gjykatë për procedurat gjyqësore do të sillet i shoqëruar me policinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Çento para gjykatësve Jani Niça, Cvetanka Periq dhe Safet Kadri, tha se në paraburgim mbahet vetëm me vendim “copy-paste” dhe se çdo herë e shkruajnë argumentin se paraburgim kërkohet për shkak të seriozitetit të veprës penale.

Çento është njëri nga 33 të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar. Ai është edhe kryetar i shoqatës “Pere Toshev” nga Prilepi./Telegrafi/