Klementin Mile
Shqiptarët thonë për veten se janë racë e zgjuar. Dhe, për të mbështetur këtë tezë sjellin shembuj shqiptarësh që ia kanë dalë të bëhen të famshëm e të suksesshëm në skenën botërore, që prej Skënderbeut e deri tek Ismail Kadareja. Shqiptarët besojnë se kanë një aftësi të veçantë për t’u përshtatur me çdo situatë dhe për të gjetur rrugëzgjidhje edhe atëherë kur popuj të tjerë do të dështonin.
E, megjithatë, Shqipëria vazhdon të mbetet njëri nga vendet më të varfra të Evropës, vazhdon të mbetet jashtë Bashkimit Evropian, vazhdon të ketë gjysmën e kombit jashtë kufijve të shtetit dhe përballet me probleme të mëdha ekonomike, politike, ligjore, sociale dhe kulturore. Kjo situatë duhet të na bëjë ta vëmë në pikëpyetje tezën për zgjuarsinë e pashoqe të shqiptarëve.
Te shqiptarët e sotëm mund të vëresh disa sjellje tipike.
Si zoon politikon (kafshë politike), shqiptarët në shumicë dërmuese votojnë vazhdimisht për partinë që i zhgënjen vazhdimisht. Të tjerë e shesin votën për një sasi parash.
Si homo economicus (njeri ekonomik), shqiptarët zakonisht i investojnë paratë e tyre në biznese që falimentojnë brenda gjashtë muajve, siç është rasti me kafenetë. Pas kësaj, zgjidhja e tyre është të harxhojnë çdo gjë që kanë vetëm e vetëm për të emigruar nga Shqipëria që njohin drejt një vendi të huaj që nuk e njohin. Ata që mbesin këtu provojnë si zgjidhje evazionin fiskal, mbajtjen e dy bilanceve, dhënien e ryshfetit për të mos paguar taksa etj.
Si animal sociale (kafshë sociale), shqiptarët dynden te lojërat e fatit, kazinotë, llotot. Ose dynden në qebaptore ku hanë e pinë pafund. E kur kthehen në familje, si për ta kompletuar ditën, nisin të ushtrojnë dhunë mbi gratë dhe fëmijët e tyre.
Teoricieni italian Carlo Cipolla ka shkruar një libër të famshëm me titullin “Ligjet themelore të budallallëkut njerëzor”. Sipas tij, ka katër lloje njerëzish: banditët, të paaftët, inteligjentët dhe budallenjtë. Nga veprimi i banditit fiton ai vetë, ndërkohë që tjetri humbet. Nga veprimi i të paaftit ai vetë humbet, ndërsa tjetri fiton. Nga veprimi i inteligjentit fiton ai vetë dhe fiton edhe tjetri. Dhe budallai, shkruan Cipolla, është personi që i shkakton humbje një personi tjetër ose një grupi personash, ndërkohë që vetë nuk nxjerr fitim nga kjo dhe madje mund të dalë me humbje. Pra, nga veprimi i budallait humbet edhe vetë ai, edhe tjetri.
Duke iu kthyer edhe njëherë sjelljeve tipike të shqiptarëve të sotëm mund të vërejmë se në raport me gjërat (si p.sh. ambienti natyror) shqiptarët priren t’i shkatërrojnë ose t’i lënë të degradojnë, sikur ky të mos ishte habitati ku jetojnë ata vetë. Në raport me kohën (p.sh. sigurimet shoqërore, pensionet, buxhetin e shtetit) shqiptarët priren ta shkatërrojnë të ardhmen e tyre. Dhe në raport me tjetrin (në familje, punë, shkollë, ambiente publike) priret të dominojë zilia, smira, xhelozia e sëmurë, e cila i bën ta pengojnë tjetrin, pa fituar asgjë vetë prej kësaj. Raporti i shqiptarëve të sotëm me gjërat, kohën dhe tjetrin i ekspozon ata, në masë të madhe, si budallenj.
Por, natyrisht, te shqiptarët nuk gjen vetëm budallenj. Fakti që shumë shqiptarë votojnë vazhdimisht për një parti që i zhgënjen vazhdimisht, tregon se këta janë të paaftë. Prej veprimit të tyre humbasin ata vetë, por fiton kupola e partisë. Të njëjtën paaftësi tregon edhe shitja e votës për një shumë parash: pasi ai fitim i vogël parash është në fakt një humbje e madhe mundësie për të përmirësuar të ardhmen e tyre. Te shqiptarët gjen edhe banditë, por këta janë në pakicë. I gjen në politikë, në biznes, në administratë. Këta janë njerëzit nga veprimi i të cilëve fitojnë ata vetë dhe shkatërrohen jetët e të tjerëve. Çfarë është e vështirë të gjesh te shqiptarët e sotëm janë inteligjentët. Ata që do duhej ta merrnin në dorë fatin e vendit, duke bërë që me veprimet e tyre të fitonin ata vetë dhe gjithë të tjerët. Mungojnë ata që njihen ndryshe me emrin “burra shteti”. /mapo/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës