LAJMI I FUNDIT:

James vazhdon me formë fantastike, Lakers mposhtin në shtëpi Minne

James vazhdon me formë fantastike, Lakers mposhtin në shtëpi Minne

LeBron James ka vazhduar me formë fantastike me fanellën e Los Angeles Lakers këtë edicion në NBA.

Super ylli amerikan ka qenë vendimtar edhe në një ndeshje të Lakers, duke i siguruar fitoren ndaj Minnesota Timberwolves me pesë pikë diferencë 108:103.


James e mbylli takimin me 26 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime në 39 minuta sa qëndroi në parket.

Ndihmë të madhe i dhanë yllit amerikan edhe Malik Monk që e mbylli ndeshjen me 22 pikë, Russell Westbrook me 20 të tjera si dhe Carmelo Anthony e Avery Bradley që e mbyllën sfidën me nga 14 pikë.

Tek skuadra mysafire basketbollisti më efikas në këtë takim ishte Naz Reid me 23 pikë e 11 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Me këtë fitore Lakers ndodhen në pozitën e tetë në Konferencën e Perëndimit me bilanc prej 19 fitoreve e po aq disfatave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori