LAJMI I FUNDIT:

James Bondi do të impresionohej, shitet koleksioni i veturave të Aston Martin

James Bondi do të impresionohej, shitet koleksioni i veturave të Aston Martin

Aston Martin DB5 Coupe lavdërohej për cilësinë, dizajnin dhe fuqinë motorike gjatë viteve të 60-ta nëpër filmat e agjentit britanik James Bond 007, ku më pas arriti të jetë një prej veturave më të njohura sportive.

Se si do të dukej një park i mbushur me veturat e Aston Martin për agjentin fiktiv e tregon më së miri koleksioni i DB5 Vantage Icons, që është nxjerrë në shitje nga dileri i specializuar i modeleve të Aston Martin, Nicholas Mee, transmeton Telegrafi.


Koleksioni përbëhet nga tre modele DB5 me performanca të jashtëzakonshme të Vantage – një coupe, kabriolet dhe caravan. E hiq më pak nuk është DB5 Vantage Coupe (të prodhuar vetëm 50 sosh) dhe DB5 Vantage Convertible (të prodhuar vetëm pesë).

Ndryshe variantet Vantage kanë për 40 kuaj-fuqi motorin më të fuqishëm sesa ai standard me 4.0 litra me 282 kuaj-fuqi – që është mjaftueshëm që shpejtësia prej 0-100 kilometra në orë të arrihet për 6.5 sekonda.

Ky koleksion do t’i ofrohet blerësit potencial me një çmim fillestar prej 4.6 milionë euro. /Telegrafi/