LAJMI I FUNDIT:

“Jam një Tuna tjetër”, rrëfimi prekës i Tunës pas rikthimit nga Siria

“Jam një Tuna tjetër”, rrëfimi prekës i Tunës pas rikthimit nga Siria

Artistja e njohur nga Shkupi, Tuna Sejdi, gjatë këtyre ditëve ka nisur një iniciativë të rëndësishme në Siri.

Ajo njoftoi se i është bashkuar organizatës bamirëse “For Children Smile” me bazë në Zvicër, e cila përqendrohet në ndihmën ndaj fëmijëve të prekur nga lufta apo fatkeqësitë natyrore.


Këngëtarja së fundmi ka ndarë disa fotografi nga aktivitetet e saj në Siri dhe ka bërë një shkrim në rrjete sociale duke e quajtur udhëtimin më emotiv në jetën e saj.

Tuna Sejdi (Foto: Instagram)

“Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi, shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime… Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë. Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma”.

Tuna zbarkon në një nga zonat më të rrezikshme në Siri, në ndihmë të fëmijëve të prekur nga lufta
Lexo po ashtu Tuna zbarkon në një nga zonat më të rrezikshme në Siri, në ndihmë të fëmijëve të prekur nga lufta

Tuna tutje shton se është ri-formësuar që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin që djemtë e saj të rriten në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh.

“U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mirë”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori